Rufi Osmani: T’i kapërcejmë egot tona, të bëhemi bashkë për të mirën e shqiptarëve

Rufi Osmani: T’i kapërcejmë egot tona, të bëhemi bashkë për të mirën e shqiptarëve

“Një deputet në shërbim të popullit”, ligjeratë nga prof. Izet Zeqiri

Nëse Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi mund ti marrin “temena” një krimineli ordiner dhe një antishqiptari më të madh që nëpërmjet partisë së tij ka arritur të shkatërroj gjithçka që është shqiptare, atëhere edhe ne duhet t’i kapërcejmë egot tona, të mos i shohim ato veset negative që mund të jenë në bllokun opozitar shqiptarë dhe me çdo kusht të bëjmë bllokun opozitar shqiptarë, si ofertë e cila mund të kthej shpresën e fitores tek shqiptarët. Këtë ka deklaruar ish kreu i RDK – së Rufi Osmani , gjatë një fjalimi të tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të RDK –së.

Sipas Osmanit është momenti i fundit që shqiptarët të bëhen bashkë dhe ti bëjnë bashkë numrat e fitores sepse pa numra nuk ka kthesë, nuk ka ndryshim. Në linjë të njejtë me ish kryetarin e partisë është shprehur edhe ish deputeti i RDK –së Izet Zeqiri.

Sipas Zeqirit vetëm nëpërmjet bashkimit të forcave mund të krijohet pritshmëria tek elektorati shqiptar për forcimin e opozitës ndërsa në të njejtën kohë do të ishin animuar edhe intelektualët dhe të gjithë ata që abstenojnë nga politika e që mund të kontribuojnë për kthimin e shpresës tek shqiptarët.

Në pyetjen nëse do ti përgjigjen pozitivisht kërkesës së antarëve të partisë për kthimin e tyre në krye të partisë, Zeqiri me përgjigje se ai dhe profesor Osmani janë në RDK dhe vazhdojnë të kontribuojnë për partinë. Deklaratët e dhena për media janë bërë gjatë një aktiviteti të organizuar nga Rilindja Demokratike Kombëtare, e që përbëhej nga një ligjeratën me temë “ Një deputet në shërbim të popullit” të zhvilluar nga profesor Izet Zeqiri.

Në ligjëratën e tij para të pranishmëve Prof. Zeqiri theksoi se roli i deputetit shqiptarë është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të turbulencave të mëdha për zhvillimin e kombit në përgjithësi. Para të pranishmëve një fjalim rasti mbajti edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi i cili theksoi se kjo ligjëratë inspiruese është një storie suksesi se si duhet të jetë një deputet në mbrotje të kauzës shqiptare në vend. Në këtë ligjëratë fjalë morrën edhe Arben Ademi, kryetari i degës së RDK-së në Gostivar. Në fund të ligjëratës u hap edhe debati për pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *