Rumani, 27 të vdekur nga një shpërthim në një klub nate në Bukuresht

Rumani, 27 të vdekur nga një shpërthim në një klub nate në Bukuresht

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur dhe 155 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një klub nate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, mbrëmjen e së premtes.

Edhe pse nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, një stacion televiziv lokal njoftoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarret. Një dëshmitar i tha televizionit  lokal “Realitatea TV” se një fishekzjarr shpërtheu dhe dogji skelën në të cilën ndodheshin materiale piroteknike. Ndërtesa është përfshirë menjëherë nga flakë të mëdha. Ministra e Brendshme Rumanisë ka konfirmuar numrin e viktimave.

“Reuters” raporton se në momentin e shpërthimit në lokal gjendeshin deri në 400 persona.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis shkroi menjëherë në profilin e tij në “Facebook” se ai ishte thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike që ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të Bukureshtit.

“Kjo është një ditë e trishtë për të gjithë ne, për kombin tonë dhe për mua personalisht”, shkroi në “Facebook” Presidenti rumun Klaus Iohannis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *