Rusi-Serbi, finalizohet marrëveshja ushtarake

Rusi-Serbi, finalizohet marrëveshja ushtarake

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç ndodhet në Moskë në kuadër të një vizite 3 ditore. Rritja e bashkëpunimit midis Kremlinit dhe Beogradit është edhe qëllimi i vizitës, çka u finalizua me marrëveshje ushtarake dypalëshe.

Në fokusin e mediave ndërkombëtare ështe blerja e armëve të serbëve nga Rusia, ku sipas kryeministrit Vuçiç arsyeja është thjesht mbrojtja e vendit. “Blerja e armëve mundëson vetëm mbrojtjen e territorit tonë”, tha Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk e ka ngritur zërin kur të tjerë vende pajisen me artileri ushtarake.

Pas takimit me homologun rus Dimitri Medvedev, Vuçiç u prit nga shefi i Kremlinit, Vladimir Putin. Të dy liderët i kushtuan rëndësi bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.

“Në fillim të bisedës unë do të doja të theksohet fakti se pavarësisht nga të gjitha vështirësive që ekonomia botërore po kalon, dhe për ne kjo nuk është e lehtë, tregtia me Serbinë papritur tregoi nivele të kënaqshme. Furnizimi i produkteve bujqësore të Serbisë në tregun rus është rritur me 40%. Ky është një tregues i mirë. Përveç kësaj, ne kemi shumë çështje të tjera me interes të ndërsjellë, siç thonë diplomatët. Ne jemi shumë të kënaqur qe ju pritem në Moskë”, u shpreh Putin.

E ndërsa Vuçiç, nuk kurseu falendërimet.

“Unë do të doja në emër të qeverisë së Republikës së Serbisë t’ju falënderoj për mbështetjen që ju na jepni në Kombet e Bashkuara, në UNESCO dhe në organizata  të tjera, ku Serbia është duke u përpjekur për të mbrojtur jo vetëm integritetin territorial, por edhe shpirtin liridashës dhe mënyrën e saj të jetesës”, deklaroi Vuçiç.

Ndërkohë që premisat për bashkëpunim dypalësh u rritën gjatë vizitës së Vuçiç në Moskë, ushtarët serbë janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të në Gjermani së bashku me anëtarët e tjerë të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *