“Rusino”, eko-aktivistët e lëshuan trarin, nuk lejojnë as kamionët nga Gostivari të transportojnë mbeturina

“Rusino”, eko-aktivistët e lëshuan trarin, nuk lejojnë as kamionët nga Gostivari të transportojnë mbeturina

Rreth 30 aktivistë të Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar” dhe banorë të vendbanimeve përreth, mesditën e sotme e bllokuan rrugën për kamionët të cilët bartin mbeturina në deponinë rajonale. Ata me mburojë të gjalllë e bllokuan rrugën lokale nga Banjcia e Poshtme drejtë deponisë Rusino dhe paralajmëruan se bllokada do të zgjasë dhjetë ditë. Deso Matevski nga iniciativa bëri të ditur kërkesat e tyre, për çka tha ai, nëse plotësphen Gostivarin do ta lirojnë të deponojë mbetje në Rusino.

Në afërsi të trarit i cili është vendosur kohë më parë, aktivistët kanë vendosur edhe një mini-kamp ku do të qendrojnë 24 orë me turne për të mos lejuar kalimin e kamionëve me mebturna të Pollogut. Vendin e siguron edhe policia, ndërsa eko-aktivistët për sigurinë e tyre kanë vendosur edhe kamera. Mateski ndërkohë u ankua se ndaj tij ka pasur presin që të heqin dorë nga iniciativa e tyre. Ai thotë se rasti ka qenë i obliguar ta denoncojë në polici, pasi sipas tij, është kërcënua edhe me jetë nga drejtori I NP “Komunalec” në Gostivar.

rusino 2

Drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami sot ishte në polici me ftesë të uniformave blu. Ai pas deklaratës në polici mohoi se ka kërcënuar dikë me jetë. Para mediave tha se me policinë ka biseduar edhe rreth bllokadës, për çka tha se Gostivari do të vazhdon të bart mbeturinat në Rusino, pasi nuk ka deponi alternative.

Lazami sqaroi se pushteti aktual lokal në Gostivar përkrah iniciativën dhe do të vazhdojë në këtë formë deri në rregullimin e një deponie moderne.

Situata me deponinë rajonale Rusino është bërë aktuale në dy muajt e fundit pasi mbetjet digjen dhe qytetarët ankohen për ajrin e ndotur dhe erën e keqe. Nën presionin e publikut, pushteti vendor organizoi një debat publik ku morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve shtetërore dhe vendore. Lazami tha se djegia ndodh qëllimisht dhe se ata kanë inicuar padi penale ndaj personi të panjohur. Ndryshe, Gostivari në ditë tubon rreth 40 ton mbeturina, apo rreth 10 kamionë me mbeturina deponiohen në “Rusino”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *