Sa do të zgjatë durimi i BE-së

Sa do të zgjatë durimi i BE-së

Rruga euroatlantike e Maqedonisë varet prej dialogut politik. Përmbyllja e Raportit të progresit për Maqedoninë disa herë është anuluar për shkak ngecjeve të bisedimeve, kështu duke e lënë në pikëpyetje edhe rekomandimin për fillimin e bisedimeve me BE-në, transmeton Portalb.

Burime për “Radio Evropa e Lirë” konfirmojnë se deri në fund të javës, raporti do të mbyllet, ndërsa prezantimi i saj do të bëhet javën që vjen.

“Gjasat për humbjen e rekomandimit janë 50-50, sepse të sillet një vendim i këtillë nuk është i lehtë, edhe për Komisionin evropian”, ka theksuar për REL Malinka Ristovska- Jordanova, nga Instituti për Politikë evropiane.

Bojan Mariqiq nga Qendra maqedonase për edukim evropian vlerëson se pozita e BE-së është kontradiktore dhe absurde, sepse nga njëra anë është e nevojshme që të ketë sanksione dhe presion, ndërsa nga ana tjetër duhet ta mbajë rekomandimin për ta mbajtur ndikimin, transmeton Portalb.

“Nëse e tërheqin rekomandimin, ajo mund të jetë shenjë se po largon duart nga Maqedonia, por nga ana tjetër është vështirë ta mbajë rekomandimin në këtë status quo. Mendoj se për këtë shkak aq kohë po mendohet se vallë duhet të tërhiqet rekomandimi apo jo”, deklaroi Mariqiq.

Ristovska- Jordanova shton më tutje se çdo ditë e më i vogël është ndikimi i institucioneve evropiane ndaj politikës aktuale në Maqedoni./Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *