Samiti i Vjenës, marrin pjesë Peshevski, Poposki dhe Neziri

Samiti i Vjenës, marrin pjesë Peshevski, Poposki dhe Neziri

Nën mbështetje të kancelarit austriak Verner Fajman, në Vjenë sot do të mbahet Samit për Ballkanin Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Samiti mbahet në vazhdimësi të “Procesit të Berlinit” i iniciuar me Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajnë nën mbështetje të kancelares gjermane Angela Merkel në muajin gusht të vitit 2014.

Në Konferencën e Vjenës, siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë përveç kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mateo Renci, nënkryetari i Komisionit Evropian Federika Mogerini, kryetari i Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim Verner Hojer, nënkryetari i Bankës botërore Lora Tuk, si dhe përfaqësues zyrtarë të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Francës, e cila është nikoqire e ardhshme e kësaj konference.

Konferenca do të organizohet në tre segmente paralele në nivel të kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrave të obliguar për bashkëpunim ekonomik.

Sesioni i kryetarëve të Qeverive do të fokusohet në situatën ekonomike dhe proceset e reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të rinj dhe arsim dhe lidhshmëri energjetike dhe transportuese.

Pas përfundimit të sesionit të punës kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë edhe Deklaratë të përbashkët për formimin e Zyrës për bashkëpunim rajonal të të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Sesioni i ministrave të punëve të jashtme, nën mbështetje të Ministrit federalë austriak për Evropë, integrime dhe punë të jashtme Sebastijan Kurc, do të fokusohet tematikisht në bashkëpunimin rajonal, çështjet e hapura dhe të rinj, mobilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zgjidhej të problemit me refugjatët dhe dialogun religjioz dhe luftën kundër ekstremizmit. Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do të mbajë fjalim në kuadër të temës së dytë.

Segmenti ekonomik i Konferencë do të përbëhet nga dy pjesë: forum biznesi në organizim të Odës federale ekonomike të Austrisë dhe sesionit të ministrave kompetentë për çështje ekonomike nën mbështetje të zëvendëskancelarit federal dhe ministër i Shkencës, Hulumtimit dhe Ekonomisë së Republikës së Autrisë, Rajnholld Miterlener. Në sesionin do të diskutohet për dy tema kryesore: prosperitet dhe lidhshmëri ekonomike dhe përsosmëri profesional të dyfishtë, në kuadër të së cilave do të shqyrtohen mundësitë për përmirësimin e politikave ekonomike, reformave strukturore, përmirësimit të kapitalit njerëzor dhe fizik, kapacitetet industriale, mjedisi afarist dhe integrimi tregtar me qëllim të nxitjes së konkurrencës dhe sigurimit të rritje afatgjate ekonomike.

Pas përfundimit të Samitit, do të mbahet edhe ceremoni solemne me të cilën do të shjënohet 10 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkësinë energjetike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *