Saqrim nga dy këshilltarët e PDT pse e lëshuan séancën e Këshillit komunal të Gostivarit

Saqrim nga dy këshilltarët e PDT pse e lëshuan séancën e Këshillit komunal të Gostivarit

“Dëshirojmë të pohohojmë se arsyeja që u larguam nga mbledhja e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbajtur të Premten, 11 Dhjetor 2020, si anëtarë të Këshillit nga PDT të Komunës së Gostivar, ishte për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta të grumbulluara”. Kështu thuhet në sqarimin me shkrim të dy këshilltarëve të PDT-së, Ozkan Bajram dhe Zylfikar Zejnulla, të cilët e lëshuan séancën e 30-të të Këshillit komunal të Gostivarit. Përmes komunikatës, ata sqaron se si Këshilltarë, e mbështesin Kryetarin aktual të Komunës, Arben Taravari, dhe pushtetin aktuale në Gostivar. Por, thonë se shumica e marrëveshjeve që kanë arritur në takimet e tyre të mëparshme me kreun e Gostivarit, nuk janë përmbushur.

“Problemet kryesore që nuk respektohen janë moszbatimi i parimit të përfaqësimit të drejtë në punësim, problemet e infrastrukturës dhe mungesa e rrugëve të shtruara me asfalt dhe trotuaret në qytet dhe vendbanime tjera ku jetojnë turqit dhe ne nuk këshillohemi gjatë përgatitjes së propozim-buxhetit të 2021. Si anëtarë të Këshillit Komunal nga radhët e PDT-Gostivar, ne ndërmorëm veprime për të braktisur punën e Këshillit komunal të mbajtur të Premten, 11 Dhjetor 2020, në mënyrë që t’i vendosim këto dhe probleme tjera në rend dite dhe për të gjetur zgjidhje. Ne duam që të dihet se, detyra jonë është të mbrojmë të drejtat dhe obligimet e njerëzve tanë që na votojnë. Me këtë rast, si PDT, ne fuqimisht besojmë se do të ulemi përsëri në tryezë me Kryetarin e Komunës Arben Taravari dhe qeverinë aktuale komunale për të gjetur zgjidhje”,

thuhet në kumunikatën e dy këshilltarëve turq. Në fund të saj lexohet se “mund të arrihet marrëveshje transparente, të besueshme dhe miqësore në mënyrë që problemet e hasura deri më tani të mos përsëriten sërish”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *