Sarajevë, Xhevat Zendeli nga Çegrani shpallet hafiz i Kuranit

Sarajevë, Xhevat Zendeli nga Çegrani shpallet hafiz i Kuranit

E premte, 28.08.2020. – Sot, para Komisionit për hifz të Rijasetit të bashkësis islame në Sarajevë, ajetet e fundit të Kur’anit famëlart i recitoi Xhevad Zendeli – dhe kështu mbrojti titullin madhështor “hafizu-l-Kur’an”. Provimin e hifzit, hfz.Xhevadi e mbaroi gjatë 10 ditëve ku çdo dit ka recituar ka 3 xhuz.

Xhevad Zendeli, është lindur më 15.06.2003. në Çegran. Rjedh nga një familje e shëndoshë me ambasador të fesë islame. Shkollën fillore e kreu në Zagreb dhe këtë vitë është në klasë të katër mes nxënësve të dalluar të gjimnazit islamik dr. Ahmed Smajloviç.

Hafiz Xhevadi, me shum sukses e ka memorizuar Kur’anin para muhafizzit të tij imamit kryesor në Zagreb hfz. Aziz ef. Alili.

Urrime të përzemërta hafiz Xhevadit, familjes, muhafizit dhe Bashkësis fetare islame në Kroaci.

Allahu e bëftë prej mbrojtësve më të mirë të fjalës së Tij!

Pejngamberi a.s. ka thënë:”Më të nderuarit e umetit tim janë bartësit e Kur’anit”

Përgatiti: Besnik Emruli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *