Së shpejti do të përurohet Xhamia e madhe e Moskës

Së shpejti do të përurohet Xhamia e madhe e Moskës

Xhamia Qendrore e Moskës do të përurohet më 23 shtator me pjesëmarrjen e presidentëve Putin dhe Erdogan. Në Moskë vazhdojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, e cila do të jetë në gjendje t’u shërbejë njëherësh 10 mijë besimtarëve. Projekti realizohet nga një firmë turke dhe xhamia do të hapet më 23 shtator, një ditë para festës së Kurban Bajramit. Në ceremoninë e përurimit të xhamisë madhështore do të marrin pjesë edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Projekti është realizuar në vendin e xhamisë së vjetër të ndërtuar në vitin 1905. Në vitin 2014 punimet për ndërtimin e xhamisë i kishte marrë përsipër firma turke “Monart”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *