Së shpejti llogaritja dimërore e kohës, për një orë akrepat do të kthehen prapa

Së shpejti llogaritja dimërore e kohës, për një orë akrepat do të kthehen prapa

Ndryshimi i orës do të bëhet të dielën e fundit të muajit, më 25 tetor, kur në orën 03:00 akrepat e orës do të kthehen në 02:00. Prej kësaj date, dita do të ketë zyrtarisht një orë më shumë.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj evropian ndryshimi i orës në Evropë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *