Sela: Lëvizja “Besa” deklarohet se është për të bërë koalicion me ne

Sela: Lëvizja “Besa” deklarohet se është për të bërë koalicion me ne

Bashkimi i forcave opozitare shqiptare në Maqedoni është cilësuar si opsioni më i fuqishëm dhe goditja vendimtare për ta rrëzuar nga pushteti BDI-në e Ali Ahmetit dhe për të ndryshuar këtë sistem qeverisës, por megjithatë ky bashkim duke u bazuar nga deklartat e deritanishme të grupeve opozitare cdo ditë e më shumë duket më i pamundur, ndërsa faji hidhet nga njëra palë tek tjetra, shkruan Drini.mk.

Lidhur me këtë cështje, portali Drini.mk, ka marrë një prononcim nga kryetrai i Lëvizjes për reforma në PDSH, z.Ziadin Sela, i cili është ndër protagonistët kryesorë të opozitës shqiptare në Maqedoni.

Pyetjes se a besoni se edhe përpos gjithë rrethanave, opozita shqiptare përsëri mund të bashkohet e gjitha kundër partive qeveritare ?!, Sela ju përgjigj:

“Opozita shqiptare është e bashkuar dhe rritet cdo ditë. Jo rastësisht e kemi quajtur Aleanca për Shqiptarët. Ajo është bashkuar dhe është për shqiptarët dhe jo kunder dikujt . Nëse pyetja e juaj ka te bëjë me mundesine që kësaj Aleance ndërmjet LR-PDSH dhe RDK t’i bashkohet edhe Lëvizja “Besa”, atëherë po ripërsëris sic e kam thene qindra herë se dyert e kësaj Aleance janë të hapura për të gjithë opozitarët e mirfilltë që duan të sjellin ndryshimet e medha në formën e rregulimt të shtetit, statusin juridiko-kushtetues dhe socio ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni.” tha kryetari i LR-PDSH-se.

Sela theksoi se qëndrimi i Lëvzjes Besa është absurd, duke theksuar se “Besa” kërkon koalicion, por është kundër akteve dhe veprimeve që përbëjnë dhe realizojnë një koalicion,

“Ka pasur disa iniciativa për tu bërë ky bashkim edhe me “Besën”, por e dini cila është cudia ?!  Besa deklarohet se është për të bërë koalicion me ne, por nuk është për lista të përbashkëta deputetësh prapë me ne?! E imagjinoni se deri në c’farë absurditeti janë të gatshëm që ta cojë bashkepunimin opozitar kjo Levizja “Besa”? Nuk mund të jetë qëllim politik të jesh kundër një ose dy partive politike, qeveritare qofshin ato. Se lind pyetja pastaj cka pasi ti mundësh ato? Do e shuash aktivitetin e organizimit politik që ke krijuar?

Kur te na shpjegojnë se cdo të thotë kjo dhe ky lloj koalicioni, atëherë ndoshta bëhet ky bashkëpunim edhe me ata, ku i dihet” përfundoi Ziadin Sela njofton Drini.mk/zhurnal

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *