Sela: Maqedonia duhet të funksionojë si shtet bilingual

Sela: Maqedonia duhet të funksionojë si shtet bilingual

Aleanca për Shqiptarët ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët e Gostivarit. I pranishëm në këtë në këtë takim ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela i cili shpalosi disa nga pikat e programit të partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai fillimisht u ndal te ligji për gjuhët. Sipas tij Maqedonia duhet të funksionojë si shtet bilingual.
“Definicone të tipit gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës e që është e ndryshme nga maqedonishtja, është ofenduese dhe ne duhet ta themi patjetër. Maqedonia patjetër duhet të funksionojë si shtet bilingual, shtet i ndarë mes maqedonasve dhe shqiptarëve”.
Duke folu mbi lojrat e fatit, Sela tha se koncepti që më së shumti i kushton rëndësi subjekti i tij, është familja dhe premtoi se problemi me lojrat e fatit do të zgjidhet që në vitin e parë.
“Brenda viti të parë të qeverisjes së re me ASH-në pjesë e saj, ne do ta zgjidhim problemin me lojrat e fatit. Jo me premtime boshe. Ndjehemi të lirë t’i themi këto gjëra sepse nuk jemi të kapur ose në bashkë-biznes me ato njerëz që na vijnë nga shtetet që nuk na duan të mirën dhe tentojnë të na shkatërrojnë rininë tonë. Nuk ke se s ti referohesh ndryshe këtij problemi, pasi objektin e parë kur futesh në UEJL nuk e ke librarinë ose bibliotekën, por e ke kazinonë dhe kjo nuk mund të jetë rastësi. Është orientim i gabuar që i servohet rinisë së shqiptarëve”.
Ai duke folur mbi reformat në arsim që i parasheh programa e ASH-së, tha se rinia do të ketë shumë beneficone dhe orientimi do të jetë te shkollat profesionale, ku çdo nxënës që nga mosha 14 vjeçare, nga pesë ditë mësim teorik, katër ditë do të ndjekë edhe punë praktike. Për këtë, sqaroi Sela, kompania ku do të kryhet praktika, do të paguajë këto nxënës. Ai premtoi edhe heqjen e tatimit për punonjësit të cilët marrin rrogë minimale.
“Zero tatim për rrogën minimale. Nuk do ti paguhet tatim shtetit nga qytetarët të cilër marrin rrogë minimale e që shteti thotë se sot është 14 mijë e diçka denarë. Kjo me automatizën nënkupton rritje të rrogës me 15 për qind të kësaj kategorie të punonjësve që marrin pagë minimale e që ne duhet tu kushtojmë vëmendje”.
Kjo ide, shtoi Sela ka lindur nga takimet me qytetarët e shumtë dhe nga ajo që 62 për qind e popullatës jetojnë në varfëri, prej të cilëve 27 për qind në varfëri të thellë. Për zbutjen e varfërisë ai premtoi fond të veçantë qeveritarë. Ai tha se koncepti shoqëri për të gjithë është i rrjeshëm, ajo që i duhet Maqedonisë sipas tij, është shtet për të gjithë. Në vend të balancerit i cili shërben aktualisht për përfaqësim adekuat, Sela premton Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Në aspekt të arritjes së qellimeve dhe atyre dakordësimeve që dikur janë sjellë në letër dhe që nuk po implementohen, ASH propozon Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat brenda 100 ditëshit”.
Ai premtoi edhe një fond prej 400 milion euro përmes të cilit asnjë vendbanim e fshat shqiptar në Maqedoni të mos vuajë edhe në këtë shekull mungesën e ujit për pije. Të pranishmive iu drejtua edhe sekretari gjeneral i ASH-së dhe njëherit kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili theksin e vendosi te dallimi mes ASH-së dhe oponentit të tyre politik.
“Produktet e vjetra nuk mund të shiten në treg dhe në politikë produktë i vjetër është BDI-ja. Njerëzit dëshirojnë t’i relativizojnë gjërat, të thonë njësoj janë edhe këto si ata. Duhet të tregojmë të gjithë se ka dallim të madh mes nesh dhe BDI-së. Dallimi i parë është nata e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë. Atë natë kur përcaktoheshte orientimi i Republikës së Maqedonisë, a do të shkonë në perendim nga NATO dhe BE ose do të merr ndonjë kahje tjetër, atë natë kur zgjidheshte për herë të parë kryetari i Parlamentit shqiptar, dhe BDI shpesh thirret në atë se ato e paskan zgjedhur, duhet të themi jo. Nuk e zgjodhën ata, pasi para 27 prillit ajo mundësi u ishte dhënë disa herë. Pse nuk e zgjodhën para 27 prillit? Mos haroni se me 27 prill kur zgjidheshte kryetari i Parlamentit, asnjë lider shqiptar nuk ishte aty. Njëri ishte në stanet e Zajazit, tjetri në bodrumet e Tetovës, njëri iku… I vetmi që ishte aty, ishte Ziadin Sela, lideri i partisë sonë, ASH-së”.
Para të pranishmëve folën edhe nënkryetari i ASH-së Vullnet Ferati dhe kryetarja e Asamblesë së Femrës pranë ASH-së, Arta Toçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *