Sela në takim me anatarat e degës së Gostivarit të LR – PDSH

Sela në takim me anatarat e degës së Gostivarit të LR – PDSH

Nisin përgatitjet për zgjedhjet e prillit Kryetari i LR PDSH ka qëndruar për vizitë në Gostivar me ç’rast është takuar me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes. Situata aktuale politike dhe zgjedhjet e parlamentare të prillit kanë qenë në fokus të këtij takimi.

Kreu i Lëvizjes për reforma PDSH, duke mbrojtur deri në fund qëndrimin e partisë që drejton, për sistem zgjedhor me një njësi zgjedhore ka ftuar deputetet shqiptare që të përkrahin këtë ide pasi nëpermjet përkrahjes që do ti bënin këtij propozimi do të jepnin peshë votës shqiptare.

I pyetur për të komentuar levizjet për bashkimin apo përçarjen e opozitës shqiptare Sela ka thënë se bashkimi i opozitës tanime ka ndodhur është Alenca për Shqiptarët, duke ftuar me këtë rast që kësaj Aleance ti bashkangjiten gjithë ato grupacione apo individë që mendojnë ndryshe nga drejtuesit aktual të politikës shtetërore.

Kreu i LR PDSH është ndalur edhe tek përzgjedhja e prokurorit special. Pret nga ai që të pastroj terrenin sic thotë nga paratë e pista me të cilat punojnë grupacionet e ndryshme politike si një hap i parë për zgjedhje fer dhe demokratike.

Ndryshe, ditë më parë LR PDSH pas dy muajsh lufte institucionale – administrative, ka arritur të regjistrohet edhe zyrtarisht si parti e re politike në Maqedoni. / TV GLOBI, A.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *