Semavat Seferi, transferohet në akademinë e F.C. Zürich

Semavat Seferi, transferohet në akademinë e F.C. Zürich

Semavat Seferi nga Çegrani i Gostivarit shënon suksesin e radhës në Zvicër. Transferohet nga F.C. Baden në akademinë e F.C. Zürich. 

Semavat Seferi nga f. Çegran i Gostivarit një talent i ri i futbollit është duke renditur suksese të shumta në një moshë shumë të re. Së fundmi Semavat Seferi ka kryer transferin nga akademia e klubit të F.C. Baden në akademinë e ekipit të F.C. Zürich në të cilin pritet të dëshmohet dhe të inkuadrohet sa më shpejtë në ekipin e parë të këtij klubi me shumë histori në garat e kampionatit zviceran por edhe në garat e kampionateve europiane.

Që nga viti 2013 kur Semavat Seferi u ftua të luante për reprezentacionin e Maqedonisë interesimi për të është ritur dhe ka pasur ftesa të shumta për të luajtur për klube të ndryshme. Pozicioni në të cilin luan Seferi është mbrojtës anësor, por ka rastë kur luan edhe si sulmues.

Të rinjtë e rajonit të Gostivari të migruar në vendet perëndimore kohëve të fundit kanë filluar të korrin suksese të mëdha nëpër ekipe të ndryshme futbolli, e veçanërisht disa prej tyre nëpër klube të mëdha në të cilat përveç cilësive dhe vlerave sportive vështirë se mund të jesh pjesë e skuadrave të tyre.

Ndër futbollistët më të suksesshëm nga rajoni i Gostivarit, të cilët kanë korrur suksese historike nëpër klube të mëdha futbolli janë Admir Mehmedi (shqiptari i parë që shënoi në botëror dhe mbrojtësi i F.C. Valencia Shkodran Mustafi,  ky i fundit kampion bote me ekipin e Gjermanisë në kampionatin Botëror që u mbajt vitin e kaluar në Brazil (poashtu i pari shqiptar që e fiton këtë titull). Të shpresojmë që edhe Seferi të lë gjurmë në futbollin më elitar europian. /TV GLOBI (M.R.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *