Sërish pa marrëveshje për Kodin Zgjedhor, të premten ndërkombëtarët sjellin Kodin?

Sërish pa marrëveshje për Kodin Zgjedhor, të premten ndërkombëtarët sjellin Kodin?

Edhe bisedimet e mbrëmshme për Kodin Zgjedhor kanë përfunduar pa marrëveshje. Siç mëson Alsat M, VMRO DPMNE-ja sërish ka zvarritur procesin, duke kërkuar pauza dhe duke mos u kyçur seriozisht në debat. Siç theksojnë të njëjtat burime, ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë reaguar ashpër ndaj sjelljes së tillë dhe kanë ndërprerë takimin. Për të premten kanë paralajmëruar zgjidhje arbitrare ndërkombëtare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Për çështjet kryesore si lista zgjedhore dhe diaspora, siç mësohet, nuk është arritur asnjë përafrim.
Për listën zgjedhore, LSDM-ja kërkon ndërthurjen e të gjitha bazave të informatave të Institucioneve dhe kontroll plotësues në terren të listës së plotë zgjedhore. Për diasporën, partia e Zaevit kërkon që të mbeten 3 mandatet në diasporë, por të vendoset prag prej 85 deri 90% të mesatares së votave për zgjedhjen e një deputeti brenda vendit, ndërkohë që BDI-ja kërkon të hiqen mandatet e diasporës dhe mërgimtarët të votojnë për listat brenda vendit. Në mënyrë plotësuese, LSDM-ja përkrah edhe propozimet për Ministrinë e Diasporës, që sipas tyre do të përfaqësonte më mirë se deputetët, kërkesat dhe nevojat e diasporës. Për KSHZ-në mbetet e hapur çështja e votimit me Badinter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *