Sezoni i ngrohjes rrit rreziqet për zjarre, Bajrami: Mos neglizhohet pastrimi i oxhaqeve

Sezoni i ngrohjes rrit rreziqet për zjarre, Bajrami: Mos neglizhohet pastrimi i oxhaqeve

Brenda vitit, në Gostivar dhe rrethinë regjistrohen me dhjetëra zjarre, kurse pothuajse gjysma e tyre janë si pasojë e mospastrimit të oxhaqeve.

Me fillimin e sezonit të ngrohjes rritet edhe rreziku për zjarre nëpër objekte banimi. Kryesisht, shumica e popullatës në rajonin e Gostivarit ngrohet me dru dhe me lëndë të ndryshme djegëse. Kjo në mënyrë enorme e rrit rrezikun për zjarre. Viteve të kaluara janë shkaktuar me qindra zjarre, pikërisht nga moskujdesi i treguar, sidomos nga mospastrimi i oxhaqeve. Nga NJTKZ në Gostivar thonë se shpesh herë zjarret shkaktohen nga oxhaqet e dëmtuara apo të papastruara dhe kjo dukuri përsëritet çdo vit, sidomos gjatë sezonit të ngrohjes.

Drejtuesi i zjarrfikësve të Gostivarit, Jusuf Bajrami, apelon që gjatë kësaj periudhe popullata kujdes të shtuar të tregojë edhe me aparatet për amvisëri dhe ngrohje, të njejtat të mos kyçen menjëherë, thotë ia.

Bajrami sqaron se periudhën e kaluar prej vetëm dy muaj që kur ka filluar sezioni i ngrohjes, numri i zjarreve është rritur dukshëm, dhe kryesisht kanë ndodhur nëpër shtëpi banimi.

Periudhën e kaluar në Gostivar u regjistruan zjarre në një shtëpi dhe hapësirave ndihmëse në fshatin Vrbjan, dhe në dy shtëpi brendas qytetit, njëra te rruga “18 Nëntori” dhe tjetra te rruga “Momir Andonovski”. Zjarre u regjistruar edhe në hapësira pyjore mbi fshatin Debresh dhe në pjesë tjera të Malit Sharr. Dyshohet se këto zjarre janë shkaktuar nga ana e njerëzve të pandërgjegjshëm. Për fat të mirë, zjarrfikësit kanë kaluar pa asnjë lëndim, kurse zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha. Zjarrfikësit dhe policia kërkojnë më shumë kujdes që të evitohen zjarre më përmasa më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *