Sezoni i tretë i emisionit “Zonë e Debatit”. Diskutohet marrëveshja e Përzhinos

Sezoni i tretë i emisionit “Zonë e Debatit”. Diskutohet marrëveshja e Përzhinos

“Zonë e Debatit” zakonisht trajton temat më aktuale nga jeta shoqërore, politike, aktualitete të përditshmërisë, dhe njëkohësisht ofrimin e informacioneve të ndryshme përmes mysafirëve të ndryshëm të ftuar në studio. I njëjti emision transmetohet drejtpërdrëjt me qëllim që të jemi më transparent me audiencën tonë.

Këtë sezon gazetari Selimi e filloi me Sulejman Rushitin – ish deputet, ish ministër në qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe me nënkryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – Suhbi Jakupi me të cilët diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, Marrëveshjen e Përzhinos me theks të veçantë,  mosmarrëveshjet e partive politike për Kodin Zgjedhor.

12164499_535168466633954_1173714429_o“Marrëveshja e Përzhinos është një ndërhyrje e jashtme për të zgjidhur një ngërç të madh institucional në Republikës së Maqedonisë , dhe vazhdimi bisedimeve nga ato që u morrën vesht për Marrëveshjen e Përzhinos është thjesht një histori e cila në Maqedoni jetohet, e që është tendenca për mos respektimin e marrëveshjeve, siç është marrëveshja e Ohrit” – theksoi ndër tjerash Sulejman Rushiti.

Poashtu Rushiti theksoi se ka njerëz të përfshirë në afera kriminale të cilët veprojnë në mënyrë të kushtëzuar për të shmangur arrestimin e tyre.

Nga ana tjetër Suhbi Jakupi potencon se jemi në fazën kur duhet të sjellim ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të cilat edhe ndërkombëtarët janë më të fokusuar, tani më jemi në atë fazën në të cilën edhe afati kohor është kaluar por nuk janë shumë 2-3 ditë të kaluara për të sjellur një marrëveshje e cila do të ishte në interes të të gjitha partive politike, me të cilën marrëveshje për Kodin Zgjedhor do të vihen rregulla me të cilat do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e ardhshme.

Ky model krijon parti diktatoriale, krijon qeveri despotike, nuk është çështja a do të bjerë Gruevski por çështja është se a do të ndryshojë “Gruevizmi” – tha Sulejman Rushiti kur u pyet se nëse duhet të ndryshohet modeli zgjedhor, për të cilin ai u shpreh se më mirë do të ishte të dilet në zgjedhje me lista të hapura në një njësi zgjedhore.

12164524_535168426633958_1904831417_oMe një njësi zgjedhorë shqiptarët dalin humbës sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, kurse partitë e vogla do të favorizoheshin deklaron Jakupi sa i përket çeshtjes së diasporës në KSHZ. I pyetur se si mund të pastrohen listat zgjedhore një problem i vjetër i cili i mbizotëron zgjedhjet në maqedoni Suhbi Jakupi tha se janë diskutuar novitete të cilat janë propozuar së fundmi se spastrimi i listës zgjedhore të behet në mënyrën e paraqitjes aktive e cila sipas tij është antikushtetuese…

Aktorët politik ndërkombëtar duan të dekriminalizojnë rajonin,  tashmë janë lodhur nga budallallëqet dhe maçoizmat e politikanve të ballkanit rajon ky i cili ka mbetur si ishull jashtë Unionit Europian por që së shpejti do të integrohet. – tha Rushiti

TV GLOBI / m.r.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *