Grupet artistike të SH.K.A. “Jahi Hasani” dhe delegacioni nga Komuna e Vrapçishtit sapo janë kthyer nga Bosnja, nga festivali i akademisë kulturore artistike me karakter fetar në Qytetin Doboj të Bosnjes i cili është mbajtur për hirë të festës së Kurban Bajramit. Për herë të tretë në Bosnje, grupi i këngëve dhe valleve nga Çegrani tani më është bërë i njohur dhe i kërkuar nga publiku i atjeshëm gjë që e dëshmojnë edhe ftesat e përvitshme të cilat i marin nga këto festivale. Zurjeta Rexhepi njëra ndër artistet më me përvojë e cila morri pjesë në këtë festival bashkë me pjesën tjetër të grupit tregon për TV Globi se me ç’farë pikash SH.K.A. “Jahi Hasani” u prezantua atje.
Poashtu në këtë festival në kuadër të një bashkëpunimi mes komunës së Vrapçishtit dhe komunës së Dobojit, morri pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Vrapçishtit të cilën e udhëhoqi vetë kryetari i komunës Bajram Kadrija. Poashtu komuna e Vrapçishtit mbuloi të gjitha shpenzimet e rrugës për grupin artistik nga Çegrani. Vjosa Ismaili flet edhe për ftesat e ardhshme të cilat i kanë mbëritur grupit artistik nga Çegrani, ku ndër to shpresojnë të marrin pjesë në Tiranë në një festival tjetër në të cilin do të prezentohen dinjitetshëm dhe do ti sjellin Çegranit akoma më shumë suksese.
Ftesa për në këtë festival sigurisht që ka ardhur edhe si shenjë respekti pas pjesëmarjes së grupit Folklorik “Preporod” nga Bosnja në kremtimin e 40 vjetorit të themelimit të SH.K.A. “Jahi Hasani” i cili u mbajt për 3 ditë me rradhë në Gostivar dhe Çegran. /TV GLOBI