SH.K.A. “JAHI HASANI” po shkëlqen në Itali

SH.K.A. “JAHI HASANI” po shkëlqen në Itali

SH.K.A. “JAHI HASANI” nga f.Çegran po shkëlqën në Itali, në një ndër festivalet ndërkombëtare më të mëdhenj në botë, më saktësisht në festivalin e Castrovillarit, me grupe kulturore nga e gjithë bota siç janë Argjentina, Bregu i Fildisht,  Peru, India, dhe plot grupe të tjera të cilat do të qëndrojnë për disa ditë në këtë festival.
Me ftesë të drejtuesve të festivalit të Castrovillarit SH.K.A. “JAHI HASANI” pranoi që të merte pjesë në këtë festival i cili siç na informojnë anetarët e grupit është një ndër festivalet më të mëdha që ky grup ka marrë pjesë. Në natën e parë të festivalit kur grupet nga të gjitha shtetet janë prezantuar përpara publikut Italian, në shenjë respekti dhe nderimi është ekzekutuar edhe himni kombëtar shqipëtar. Më pastaj grupi artistik i valleve përpara publikut të atjeshëm ka prezantuar koreografi të stilizuara me motive të rajonit të Pollogut.

SH.K.A. “JAHI HASANI” siç edhe e kemi ndjekur viteve të fundit mban primatin në rajonin e Pollogut për afirmimin dhe kultivimin e kulturës kombëtare, tradicionale dhe floklorike shqipëtare. Ngelet të shihet nëse SH.K.A. “JAHI HASANI” do triumfojë edhe në këtë festival ashtu siç nuk është kthyër asnjëherë duar thatë nga skenat e mëdha të prezentimit të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *