Shabani i përgjigjet Kadrijës: Ligji në vend të krimit, e di se ua kam prishur matematikat

Shabani i përgjigjet Kadrijës: Ligji në vend të krimit, e di se ua kam prishur matematikat

Me ardhjen time në krye të Komunës së Vrapçishtit, krimi ka marrë fund dhe e di se dikujt i janë prishur matematikat. Kjo ka qenë përgjigja e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani ndaj paraardhësit të tij dhe deputetit aktual të BDI-së, Bajram Kadrija, pasi ky i fundit e akuzoi sot Shabanin se shet tokën e banorëve pa mos i njoftuar dhe me çmime qesharake.

Shabani thotë se edhe pse ligji nuk e ka obliguar, ai ka zhvilluar tre debate publike me banorët e Vrapçishtit për shitjen e 60.000 metra katrorër tokë në atarin e këtij fshati. Në debat, shton ai, pjesëmarrës kanë qenë edhe tre imamët e fshatit. Kjo, nënvizon ai, mohon akuzën se toka e shitur është pronë e BFI-së së RMV-së.

Shabani i ka dërguar mesazh deputetit Kadrija të lexojë më mirë ligjet, pasi sipas tij, në asnjë nen ose ligj, nuk shkruan se toka shtetërore mund të jepet me koncesion ose në partneritet publiko-privat.

Gjatë fushatës elektorale të 2017-tës, kur unë isha kandidat për kryetar komune të Vrapçishtit, kisha premtuar se tokën shtetërore do ta shes, pasi ajo është nuk përdoret dhe kthyer në deponi, ndërsa ne me shitjen e saj përfitmet i kemi dyfish, thotë më tej Shabani. Sipas tij, blerësi obligohet në atë tokë të ndërtojë fabrikë dhe të hap vende pune, dhe e dyta, komuna përfiton financiarisht pasi investitori duhet të paguajë leje për ndërtim. Kryetari Shabani, tha se ato janë toka me destinacion për ndërtime fabrikash për prodhim të lehtë industrial, dhe se komuna bën ndërmjetësim mes investitorit dhe qeverisë dhe assesi nuk është në rolin e shitësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *