Shansi i fundit për Maqedoninë nga Brukseli

Shansi i fundit për Maqedoninë nga Brukseli

Raporti i progresit për Maqedoninë do të publikohet me 5 nëntor. Mediat kanë paralajmëruar se Maqedonia do të marr “rekomandim të kushtëzur”. Për Portalb analistët kanë komentuar këtë precedent të Komisionit Evropian që s’është aplikuar në asnjë vend tjetër. Sipas analistëve, ndërkombëtarët kanë vendosur që Maqedonisë t’i japin edhe një rast në procesin eurointegrues.

“Rekomandimi kushtëzuar është sikur ajo që thuhet “pesë minuta para mesnate”, për të dalur nga kriza. Këtu shohë edhe një presion nga BE-ja që të kthehemi në procesin eurointegrues që kërkon plotësimin e disa kushteve të caktuara, të cilat ne nuk ishim të gatshëm t’i plotësojmë. Kriza politike na ktheu prapa në procesin eurointegrues.  Kështu, në këtë mënyrë me rekomandimin e kushtëzuar na japin edhe një shansë”, deklaroi për Portalb profesoresha universitare Mirjana Maleska.

Edhe njohësi i çështjeve evropiane Drilon Iseni është në të njëjtën linjë të mendimit. Sipas tij, rekomandimi i kushtëzuar paraqet alternativën me pozitive për vendin, sepse si alternativa janë diskutuar edhe heqja apo ngrirja e rekomandimit.

“Kushtëzimi i fillimit të negocijatave me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos paraqet një precedent për BE, pasiqë vendoset një kusht plotësues për diçka që vendi ka siguruar, pra rekomandimin. Gjykoj se KE, me rekomandimin e kushtëzuar ndëshkon qeverinë si bartëse e procesit, ndërsa nga ana tjetër, siguron se megjithatë perspektiva e qytetarëve padyshim ngel integrimi në BE”, tha për Portalb Iseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *