Shënohet Dita e ARM-së

Shënohet Dita e ARM-së

Në suaza të shënimit të Ditës së ARM-së-18 gusht sot kryeshefi i SHM-së të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski do të mbajë fjalim në rreshtimin solemn të të punësuarve para ndërtesës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së së ARM-së.

Në prani të ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, zëvendësit të tij Ilmi Selami, si dhe zëvendëskryeshefit të SHM-së së ARM-së gjeneral nënkoloneli Naser Sejdinit, në solemnitet do të lexohen urdhërat për përparim, do të dhurohen pllaketa, mirënjohje dhe masa të tjera stimuluese për anëtarët e MM-së dhe SHM-së të ARM-së me rastin e Ditës së ARM-së.

Paraprakisht, ministri Jolevski, kryeshefi i SHM-së të ARM-së Koteski dhe delegacionet e kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov, nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nga Lidhja e luftëtarëve të LNÇ-së, Lidhja e zyrtarëve rezervë ushtarakë dhe të tjerë, do të dorëzojnë kurora me lule me nderime ushtarake në varrezat partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, në varrin e ish presidentit Kiro Gligorov, si dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Ashtu siç është paralajmëruar në batalionin artilerik të ARM-së me rastin e ditës së ARM-së nga kazerma e Shkupit “Ilinden” do të bëhet qitje nderi artilerike të 10 breshërive nga mjetet artilerike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *