Shënohet fillimi i vitit të parë akademik të universitetit privat “Vizion”

Shënohet fillimi i vitit të parë akademik të universitetit privat “Vizion”

Në prani të kerut të Gostivarit Nevzat Bejta, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot në Gostivar u shënua fillimi i vitit të parë akademik të universitetit privat “Vizion”.

Ademi, dhe Bejta u shoqëruan edhe nga ministri pa resor, Furkan Çako dhe Omur Solendil, ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë. Ata prej afër u njoftua me hapësirën dhe kuadrin të cilat institucioni i ri akademik i ofron. Ministri Ademi në fjalim e theksoi kënaqësinë nga hapja e këtij institucioni arsimor dhe theksoi se kjo ide e konceptuar përputhet edhe me angazhimet për theksimin e diversitetit, të cilin, theksoi ne e dëshmojmë edhe me vepra dhe jo vetëm në letër.

“Komuna e Gostivarit i ka përkrahur, i përkrah dhe do i ndihmojë gjithmonë institucionet arsimore me të gjitha mundësitë që kemi”, tha Kryetari I Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Rektori i universitetit Fadil Hoxha, theksoi se studentët e rinj do të fitojnë njohuri nga një kuadër cilësor të cilët përveç se nga Maqedonia, vijnë edhe nga Kosova dhe Republika e Turqisë.

Në Vizion përveç se në gjuhën maqedonase dhe angleze, leksionet do të zhvillohen edhe në gjuhën turke. Në vitin e parë të formimit, në të janë regjistruar 250 studentë, ndërsa ka kapacitet për mbi 300. Studentët janë regjistruar në pesë programe studimore nga fusha e shkencave juridike, ekonomike dhe informatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *