Shënohet rast i ri me koronavirus në Komunën e Vrapçishtit, bëhet fjalë për një banor nga fshati Gradec

Shënohet rast i ri me koronavirus në Komunën e Vrapçishtit, bëhet fjalë për një banor nga fshati Gradec

Shënohet rast i ri me kronavrius në Komunën e Vrapçishtit. Bëhet fjalë për një banor nga fshati Gradec, i cili siç i tha TV Globit infektologu Enes Memeti, është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Me rastin e 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid 19 në Vrapçishtit shkon në katër persona. Tre të parët ishin nga fshatrat Dobërdoll, Negotinë dhe Gjurgjevisht.

Në Gostivar nuk ka rast të ri të regjistruar. I fundit u shënua të hënën e javës së kaluar.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, në një status të fundit në rrjetet sociale ka shkruar se situata me COVID-19 po stabilizohet dy javët e fundit në RMV. Ai shpresoj se javën që vjen, edhe masat kufizuese në mënyrë graduale të suspendohen, gjithnjë duke u përmbajtur rekomandimeve për shëndet publik gjatë pandemive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *