Sheqerinska: Askush nuk dëshiron prolongimin e zgjedhjeve

Sheqerinska: Askush nuk dëshiron prolongimin e zgjedhjeve

Të vogla janë gjasat që marrëveshja e Përzhinos të realizohet, thonë burime të LSDM-së për ”Meta”. Prej atje thonë se takimet bilaterale me partitë ka edhe pse presioni është më shumë i orientuar drejt partisë qeveritare VMRO-DPMNE.

Megjithatë, nëse diçka ndodhë në moment të fundit, nga partia opozitare nuk dinë nëse ajo do të thotë edhe anulim të zgjedhjeve të caktuar më 24 prill me marrëveshjen e Përzhinos.

“Nuk kemi kërkuar prolongim të zgjedhjeve dhe nuk kemi hapur atë çështje. Ndërkombëtarët paralajmërojnë hap të tillë, por tani për tani nuk kemi biseduar rreth saj”, ka thënë për “Meta” zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

Ndryshe, kryeministri Nikolla Gruevski në ditën e VMRO-së tha se qëllimi i vetëm i marrëveshjes është të organizohen zgjedhje ku populli do të mund të vendos në kushte fer dhe demokratike dhe ku nuk do kishte mëdyshje për asnjë pabarazi, diskriminim apo favorizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *