SHGM: Urgjentisht të hetohet sulmi mbi gazetarin Lupço Zllatev

SHGM: Urgjentisht të hetohet sulmi mbi gazetarin Lupço Zllatev

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin që ndodhi mbrëmë në një restorant në Shkup mbi gazetarin Lupço Zllatev. Ai ka paraqitur rastin në polici menjëherë pas incidentit dhe është nisur në spital për të nxjerrë shënim mjekësor.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të hetojë urgjentisht motivet e sulmit, si dhe personat e përfshirë në këtë incident. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike vetëm përmes një procedure të shpejtë mund të dëshmojnë se ekziston vullnet për të zbardhur rastet në të cilat janë sulmuar gazetarët. Kjo do të kontribuojë në dekurajimin e sulmeve të ardhshme dhe do të përmirësojë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Të gjitha llojet e presionit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik ndikojnë negativisht në lirinë e shprehjes dhe krijojnë efektin e vetë-censurimit.

Presim që qeveria e ardhshme të angazhohet seriozisht për të krijuar një mjedis të sigurt të punës për gazetarët, si një nga parakushtet më të rëndësishme për të pasur gazetari të lirë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *