Shikoni beben gjeni (VIDEO)

Shikoni beben gjeni (VIDEO)

Shpesh shohim video të fëmijëve të vegjël të cilët lejohen të bëjnë veprime të rrezikshme nga prindërit e tyre vetëm e vetëm për të realizuar një video të veçantë, e cila do të merrte klikime të shumta në internet.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe së fundmi. Një baba krenar ka publikuar në “YouTube” një video të djalit të tij. Megjithatë, ky baba ka shkuar edhe më tej se shumica e prindërve duke e konsideruar djalin e tij një “gjeni”.

Fëmija përpiqet të zbresë nga krevati, por shpejt e kupton se ai është shumë i vogël për ta bërë këtë pa ndihmën e dikujt. Megjithatë, ai ka një plan! Merr tre jastëkët që ishin mbi krevat dhe i hedh mbi dysheme e më pas zbritja është më e lehtë dhe pa u lënduar.

Për më pak se një javë video është shikuar rreth 900 mijë herë, por a është vërtetë një gjeni ky fëmijë, ashtu si ë e cilëson babai i tij?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *