Shitja e tokës shtetërore, shërish përplasje mes ish kryetarit dhe kryetarit aktual të Vrapçishtit, Kadrija dhe Shabani

Shitja e tokës shtetërore, shërish përplasje mes ish kryetarit dhe kryetarit aktual të Vrapçishtit, Kadrija dhe Shabani

Vazhdojnë përplasjet mes ish kryetarit të Vrapçishtit dhe deputetit aktual të BDI-së, Bajram Kadrija dhe kryetarit aktual të Vrapçishtit, Isen Shabani për shitjen e tokës shtetërore në atarrin e kësaj komune.

I pari thotë se ajo tokë nuk është shtetërore, por vakëf, kurse i dyti e akuzon se Kadrija ka qenë ai që ka sjellë vendim për shitjen e kësaj toke që nga viti 2010.

Së fundmi përmes një demanti, Komuna e Vrapçishtit, gjegjësisht kryetari i saj Isen Shabani kanë dënuar dhe kundërshtojnë, siç thonë, ashpër çdo përpjekje nga oponentët e caktuar politik të cilët mundohen që përmes fletave A4 dhe rrjeteve sociale të vënë në dyshim transparencën e komunës për shitjen e tokave ndërtimore në f. Senakos.

“Për tokat në fshatin Senakos, të cilat thuhet se shiten me çmimin 1 euro për metër katror, por pasi që kryetari i degës së BDI dhe tanimë deputet në parlamentin e RMV Bajram Kadrija ka probleme serioze me shkrimin dhe leximin bën shpifje e ndërsa çmimi real nga ana e Komunës është 250 den për m2, procedurë e cila zanafillën e ka prej vitit 2010 ku është inicuar nga vet personi në fjalë por fatkeqësisht nuk e ka pas të qartë se çka është duke bërë”, thuhet në demantin e Komunës së Vrapçishtit e cila udhëhiqet nga Isen Shabani.

Nga aty thonë se ankandi publik është ende i hapur dhe “mund të konkurojë kushdo qoftë është i interesuar por edhe vet personi që bën shpifje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *