SHKA “Jahi Hsani” kthehet nga Italia. Memedi: “Ky ishte prezentimi më i madh në historinë tonë”

SHKA “Jahi Hsani” kthehet nga Italia. Memedi: “Ky ishte prezentimi më i madh në historinë tonë”

 Shoqëria Kulturore Artistike “JAHI HASANI” – nga fshati Çegran sapo është kthyer nga festivali i Castrovillarit i mbajtur për rreth një javë në Provincën Cosenza në rajonin e Kalabrisë në Itali.

Grupe artistike folklorike nga shtete të ndryshme të botës dhe grupi artistik folklorik nga Çegrani ishin ngjyrat e festivalit, njërit ndër festivalet më të mëdhenj në Europë. Grupi artistik i valleve nga SHKA “JAHI HASANI” nën shoqërimin e tupanave dhe zurleve që në fillim të festivalit kanë kthyer vëmendjen nga arti të cilin ato e prezentojnë.

“Nën përcjelljen e dhjetëra mijëra njerëzve pjesëmarrës dhe mediume të ndryshme italiane dhe ndërkombëtare, ky prezantim ka qenë një ndër prezantimet më të mëdha në historinë e grupit artistik nga Çegrani”, thotë kryetari i kësaj shoqërie Zani Memedi.

Pasi festivali i Castrovillarit është festival revial, nuk janë ndarë çmime, por siç thekson memedi, çmimi për “Jahi Hasanin” ka qenë përfitimi i zemrave nga të pranishmit në këtë festival.

Në Festivalin e 30-të me radhë më Castrovillari kanë marrë pjesë përfaqësues nga SHBA-të, Brazili, Argjentina, Kolumbia, Peru, Meksika, Bregu i Fildishte, Rusia, Italia, Kina dhe vende tjera. Shoqëria Kulturore Artistike “JAHI HASANI” vitet e fundit ka qenë ambasador i vetëm i kulturës në rajonin e Gostivarit e më gjerë në prezentimin dhe shpërndarjen e kulturës tradicionale shqipëtare të rajonit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *