Shkelje e orës policore, padi penale për tre banorë të Gostivarit

Shkelje e orës policore, padi penale për tre banorë të Gostivarit

Tre banorëve të Gostivarit u është inicuar padi penale për mosrespektim të rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë, konkretisht ata nuk kanë respektuar lëvizjen e kufizuar me vendosjen e orës policore për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për I.Z. 26 vjeçar nga fshati Debresh, i cili me 22.03.2020, është hasur 20 minuta pas fillimit të orës policore në pikëpagesën në Zhelinë në autostradën Shkup-Tetovë.

Në rastin e dytë E.M. 53 vjeçar nga Gostivari në ora 21.35 minuta, me datë 22.03.2020, policia e ka gjetur duke lëvizur në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar.

Në rastin e tretë R.A. 44 vjeçar nga Raveni në ora 23.05 minuta, me datë 22.03.2020, është hasur duke lëvizur në rrugën e Ilindenit në Gostivar.

Ora policore vlenë nga ora 21 deri në ora 6 e mëngjesit. Në fuqi kanë hyrë edhe masat shtesë të qeverisë. Sipas tyre, personat mbi 67 vjet smund të lëvizin nga ora 11 paradite e deri në orën 5 të mëngjesit së të nesërmes. Për grupmoshat deri në 18 vjet, ora policore do të zgjatë nga ora 21 deri më orën 12 në mesditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *