Shkolla e mesme e mjekësisë në Gostivar ka organizuar mbledhje komemorative në përkujtim të nxënësit të saj, Ahmet Hakan Shanverdi, i cili kohë më parë ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Republikën e Turqisë. Ceremonia përkujtimore në të cilën morri pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, udhëhequr nga kryetari Arben Taravar, nisi në oborrin e shkollës aty ku në shenjë përkujtimi për nxënësin Shanverdi u mbjellë një pemë. Mbledhja më pas ka vijuar në sallën e sportit të Shkollës ekonomike aty ku nxënësit dhe mësimdhënësit kanë kujtuar me një minutë heshtje shokun dhe nxënësin e tyre. Zv. drejtori i shkollës së mjekësisë, Daut Bajrami, në fjalën e tij përkujtimore, tha se Shanverdi ka qenë një nxënës shembullor dhe shumë i dashur për të gjthë.
Sejbil Hanxhiu – kujdestare klase e Ahmet Shanverdit, tha se ai iku shumë i ri nga kjo botë, dhe padiyshim për këtë, ai vendin e ka në Parajsë, tha ajo.
Ali Mustafa, ka përkujtuar shokun e klasën nëpërmjet disa vargjeve poetike.
Shanverdi kishte ardhur në Gostivar para tre vitesh nga province Hataj, për të ndjekur mësimet në Shkollën e mesme të mjeksisë, pasi në qytetin e tij nuk kishte patur mundësi të regjistrohet në shkollë të mjekësisë. Ai sivjet duhej të ishte maturant. Ndryshe, familja Shanverdi duket se ka qenë e lidhur ngushtë me Gostivarin dhe Maqedoninë, pasi edhe djali i tyre i madh ndjek studimet për mjekësi në Universitetin e Tetovës.