Shkolla e Mesme Teknike gati për të pritur semimaturantët

Shkolla e Mesme Teknike gati për të pritur semimaturantët

Me 16 dhe 17 qershor fillon regjistrimi në shkollë të mesme në vendin tonë. Për shkak të pandemisë regjistrimet do të zhvillohen në kushte të veçanta. Shkolla e mesme teknike komunale e Gostivarit ka filluar me përgatitjet që ditën e sotme, me ndarje të hapësirave, shenjëzimet për mbajtjen e distancë, vendosjen e protokolleve dhe dezinfektuesve në hyrje të shkollës. Drejtori Besir Saliu, tha se shkolla i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të pritur nxënësit, ndërsa zv.drejtori, Ekrem Miftari bëri të ditur detajet se si duhet të sillen nesër komisionet dhe nxënësit gjatë regjistrimit.

Miftari tha se shkolla teknike posedon disa drejtime mësimore, të cilat garantojnë përgatitje optimale të nxënësve për tregun e punës pas mbarimit të shkollës së mesme.

Miftari u bëri thirrje semimaturantëve për të zgjedhur këtë shkollë, pasi siç ai thotë, në këtë shkollë pos pjesës praktike rëndësi të veçantë i kushtohete dhe pjesës praktike.

Me datë 16 në këtë shkollë do të mund të regjistrohen semimaturantët që u fillon emri nga shkrona “A” deri te “L”, me 17 nga shkronja “LL” deri te “S” dhe me 18 qershor, ato nga shkronja “SH” deri te “ZH”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *