Shkollat e Gostivarit janë për mësim me prezencë fizike

Shkollat e Gostivarit janë për mësim me prezencë fizike

Shkollat e mesme të Gostivarit janë për mësim me prezencë fizike të nxënësve në shkolla. Ky model pëlqehet më së shumti edhe nga mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve, me përjashtim të Shkollës së Mesme të Mjeksisë, që është për mësim nga distanca, shkaku i numrit të madh të nxënësve dhe hapësirave të pamjaftueshme për atë numër të nxënësve. Informacioni bëhet ditur nga udhëhqësja e e sektorit për arsim në komunën e Gostivarit, Aslian Snopçe.

Sa u përket shkollave fillore, mësim me prezencë fizike të nxënësve do të mund të organizohet në shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Bashkimi”, ndërsa në shkollën fillore “Goce Dellçev” dhe “Mustafa Kemal Ataturk” do të organizohet mësim në formën online dhe të kombinuar. Atje fizikisht mësimin do ta ndjekin vetëm nxënësit nga klasa e parë e deri në të tretën. Shkollat nga vendbanimet rurale mësimin mund ta organizojnë me prezencë fizike të nxënësve pasi numri i nxënësve në shkolla është i vogël.

Raportet nga shkollat së bashku me kërkesat e parashtruara sot do ti dërgohen për shqyrtim ministrisë së arsimit, e cilët do ta ketë fjalën e fundit. Ndryshe, në shkollat e Gostivarit mësimin e ndjekin rreth 9000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa për to kujdesen staf arsimor prej 1200 mësimdhënësish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *