Shkollat e Gostivarit zgjidhin problemin me pronësinë, premtohen investime të reja

Shkollat e Gostivarit zgjidhin problemin me pronësinë, premtohen investime të reja

Edhe pse shkollat publike në Gostivar ekzistojnë me vite, ato kanë pasur probleme me pronësinë e tyre. Vërejtja ndaj pushtetit lokal ka ardhur nga MASH, për çka janë ndërmarrë masa që ky problem të zgjidhet. Aslian Snopçe, përgjegjëse e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit theksoi se ky problem del në sipërfaqe falë përmirësimit të marrëdhënive pas tre vitesh të pushtetit lokal me Ministrinë në fjalë.

Snopçe tha se në takimin e fundit që kanë pasur me ministren e arsimir Milla Carovska, kanë marrë premtim për realizimin e gjashtë projekteve në shkollat e qytetit. Dy janë për rinovim të palestrave sportive në shkollën e mesme ekonomike dhe shkollën fillore “Goce Dellçev”. Mesin e projekteve që pritet MASH t’i financojë është edhe kulmi i shkollës fillore “Përparimi” në fshatin Çegran. Nga këto projekte pritet të përfitojnë edhe shkolla e mesme teknike dhe ajo fillore në fshatin Debresh.

Në bashkëpunim me MASH autoritetet lokale premtojnë në vitin e fundit të mandatit të tyre të rregullojnë edhe nyjet sanitare të gjimnazit, ku poashtu pritet të rregullohen katër kabinete të reja për lëndën e matematikës, fizikës, biologjisë dhe kimisë.

Pushteti lokal këto premtime i bëri gjatë promovimit të disa investimeve që janë bërë në disa shkolla gjatë pushimit dimërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *