Shkupi hesht per uljen e vlerësimit të Gjermanisë mbi raportet me Maqedoninë

Shkupi hesht per uljen e vlerësimit të Gjermanisë mbi raportet me Maqedoninë

Ministria e Punëve të Jashtme nuk komenton vendimin e Berlinit zyrtar për uljen e vlerësimit të raporteve me Maqedoninë, si “të mjaftueshme”, në vend të formulimit të mëparshëm “me cilësi të mirë”. Alsat M kërkoi përgjigje në pyetjet e parashtruara deri tek diplomacia maqedonase si e komenton ndryshimin e vlerësimit të raporteve, interpretimet e ekspertëve, apo nëse është bërë ndonjë kontakt me Gjermaninë, lidhur me këto çështje, por përgjigje ende nuk ka. Njoftim për rastin nuk as në faqen e internetit të MPJ-së.

Informacioni i fundit ka të bëj me një njoftim të gazetës Nju Jork Tajms e cila e ka vendosur Maqedoninë në listën e 52 vendeve që duhet të vizitohen në vitin 2015. Siç njoftoi dje Dojçe Wele, Gjermania këtë verë ka ulur vlerësimin për raportet politike me vendin, që sipas ekspertëve është bërë për shkak të mungesës së demokracisë në Maqedoni. Ish ambasadori Nikolla Dimitrov, tha se vendimi nënkupton notën “dysh”. Ish ambasadori në Gjermani Goran Rafajllovski, vlerësoi se vendimi është ofendim që do të thotë se Maqedonia nuk ka kurrë farë rëndësie për Berlinin zyrtar.

Alsat M, kërkoi qëndrim edhe nga ambasada gjermane në Shkup, por edhe nga atje nuk ka asnjë përgjigje. Gazetarët e DW- qëndrim kanë kërkuar edhe nga MPJ-ja gjermane, por nuk kanë marr shpjegim të drejtpërdrejtë. Uljen e vlerësimit për raportet me Maqedoninë, MPJ-ja Gjermane e kishte bërë gjatë qershorit të këtij viti. Në fillim të muajit korrik, kancelarja Angela Merkel vizitoi Ballkanin. Nga vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE-së, e anashkaloi vetëm Maqedoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *