SHMKM shpërblen nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin dhe arritjet edhe në kushte pandemie

SHMKM shpërblen nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin dhe arritjet edhe në kushte pandemie

Shkolla e mesme e mjekësisë në Gostivar ka ndarë lëvdata dhe mirënjohje për katër mësimdhënës dhe tre nxënës të kësaj shkolle për arritjete e tyre të suksesshme edhe në kushte pandemie. Ata kanë kanë marrë pjesë në dy konkurse letrare në nivel lokal dhe qendror, prej ku kanë dalur mjaftë të suksesshëm, thotë drejtori i kësaj shkolle Elbash Abazi.

Njëra nga nxënëset e dekoruar me lëvdatë nga shkolla e mjekësisë ishte Arita Xhaferi, e cila doli ndër nxënëset më të mira në konkursin letrar që organizoi Komuna e Gostivarit me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ajo thotë se ky vlerësim nga shkolla dhe institucionet publike ata i motivon edhe më shumë të merren me krijimtari.

Arita përcjellë mesazhin e saj deri te të gjithë bashkë-moshatarët që të lexojnë e shkurajnë sa më shumë.

Ishin pesë nxënës që dolën fitues në konkursin letrar për Ditën e Alfabetit që organizoi Komuna e Gostivarit, me çrastë të njejtit u dekoruan me mirënjohje dhe dhurata simbolike së bashku me mësimdhënësit e tyre të Gjuhës Shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *