Shoqata “Bashkarisht Mundemi” bëhet me qendër moderne ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Shoqata “Bashkarisht Mundemi” bëhet me qendër moderne ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Pas tre vitesh nga themelimi, shoqata për persona me nevoja të veçanta “Bashkarisht Mundemi” bëhet me seli. Hapësira e re është shndërruar në një qendër moderne me të gjitha kushtet e nevojshme për qendrim ditorë të fëmijëve me nevoja të veçanta. Kryetari i shoqatës, Shpendi Salija sqaron se e gjithë hapësira është përgatitur brenda një muaji, ndërsa javën tjetër pritet të bëhet hapja solemne. Sqaron se gjithçka deri më tani është rregulluar përmes donacioneve, më i madh prej 10 mijë frangave zvicerane i ka ardhur nga mërgimtari Nurdin Asani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

“Ne si shoqatë funksionojmë gati tre vite dhe që nga themelimi e kishim ëndërr të hapim Qendër për këta fëmijë. Falë Zotit qëllimin e arritëm dhe jemi munduar kërkesat e fëmijëve dhe prindërve të tyre t’i bëjmë realitet. Ne e kemi zyrën tonë që nga themelimi te Ndërmarrja Publike “Komunalec”, por atje ajo zyrë është vetëm për shërbime administrative, për fëmijët nuk kishim kushte. Ideja e krijimit të qendrës erdhi pasi tubuam donacione, konkretisht mërgimtari Nurdin Asani na solli 10.000 franga zvicerane dhe ne e pamë të arsyeshme ato mjeti t’i investojmë dhe ta bëjmë qendrën tonë. Jemi nga fundi i rregullimeve dhe nga java tjetër besojmë se do ta hapim qendrën”, tha Shpendi Salija, kryetar i shoqatës “Bashkarisht Mundemi”.

Vendi ku shoqata ka ngritur qendrën e saj e ka me qira, të cilën për një vit e kanë paguar. Ndërkohë për kujdesin e fëmijëve kanë punësuar edhe një edukatore për të cilën poashtu paga është siguruar për gjysëm viti që tani.

“Dua të falenderojë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre edhe pse kohën e fundit nuk kemi kërkuar aspak ndihmë nga askush. Çdonjëri është foruar vetë dhe ka ndihmuar. Vendi ku ndodhemi është me qira dhe gjashtë mujat e para jemi duke i siguruar edhe mjetet financiare për të pasur një mësimdhënëse – edukatore që do të merret me fëmijët. Qendra është e ndarë me dy hapësira, njëra për rekreativitet, mësim ose edhe për seminare dhe pjesa tjetër për qendrim ditorë, Kemi edhe kuzhën, banjo dhe gjithçka tjetër që na navojitet”, tha Shpendi Salija, kryetar i shoqatës “Bashkarisht Mundemi”.

I pyetur nëse kanë pasur përkrahje institucionale, Salija thotë se për momentin jo. Presion diçka konkrete nga java e ardhshme të del si ndihmë nga takimi që kanë me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, nga e cila do të kërkojnë t’ju sigurojë paga për tre persona që pritet të punësohen në këtë qendër.

“Kërkojmë nga institucionet të paktën të na sigurojnë rrogat. Për gjërat e tjera, siç jemi mundur deri më tani, edhe më tej do të mundohemi t’i sigurojmë vetë. Dua të potencojë se ndihma institucionale na nevojitet pasi ne si shoqatë deri më tani nga prindërit nuk kemi marrë para për antarësimin e fëmijëve të tyre te ne. Nuk do ta bëjmë këtë gjë as edhe në të ardhmen”, tha Shpendi Salija, kryetar i shoqatës “Bashkarisht Mundemi”.

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Bashkarisht mundemi” numëron 45 anëtarë, prej tyre 30 janë fëmij dhe 15 të rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *