Shoqata “Korita Thërret” ndihmon nënë Zurijen

Shoqata “Korita Thërret” ndihmon nënë Zurijen

Që herët në mëngjes, përfaqsues të shoqatës “Korita Thërret”, kanë takuar nënën Zurije për t’i dhënë ndihmën e shumëpritur prej saj.

E njohën përmes një kronike të transmetuar në edicionet informative të televizionit Globi në fillim të shtatorit dhe nuk hezituan aspak. U organizuan në Zvicër e Gjermani dhe e ndihmuan.

”Ne kemi mbështetur dhe më parë njerëz në nevojë. Kur e pamë në televizion nënë Zurijen na u dhimbs. Në kushtet që jeton, është e vetme, pa familje. Menduam të organizohemi dhe ja sot po i dalim në ndihmë me mjete financiare”, deklaruan për televizionin Globi, anëtar e drejtues të shoqatës “Korita Thërret”.

Plot emocione është pritur ky takim nga nënë Zurije e cila nuk i kursen urimet e vlerësimet as për televizionin Globi, që përmes njerëzve bujarë dhe solidarë në rast nevoje, i ktheu gëzimin, buzëqeshjen në këtë gjendje.

Ditë më parë televizioni Globi në një kronikë të transmetuar në edicionet informative solli nga afër historinë e 66 vjeçares Zurije Ahmeti, e cila prej vitesh jetonte e vetme. Vetmisë së saj i ishte shtuar edhe sëmundja e këmbëve e cila e kishte lënë për një muaj të pa lëvizshme dhe të ngujuar në shtrat. E ndodhur në situatë pa rrugdalje ajo apeloi për ndihmë. Aktualisht në ndihmë të saj kanë dalë individ dhe shoqata humanitare e asesi institucionet e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *