Shoqatat “Ndihmo edhe ti” dhe “Blue River” me aksion humanitar

Shoqatat “Ndihmo edhe ti” dhe “Blue River” me aksion humanitar

Shoqata Humanitare “Ndihmo edhe ti” dhe Organizata Ekologjike “Blue River” nga fshati Negotinë, kanë filluar me shpërndarjen e pakove me mjete ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Mjetet janë siguruar nga njerezit e vullnetit të mirë për të ju dalë në ndihmë familjeve skamnore në kohën e pandemisë së Koronavirusit. Enis Ibrahimi nga Shoqata Humanitare “Ndihmo edhe ti” deklaron se pakot e siguruara do të shpërndahen deri tek shumë familje me rrezik social, ndërsa vlera e tyre varijon deri në 40 euro për pako.

Ibahimi u shpreh se vazhdimisht janë kryer aktivitete humanitare për të i’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare. Ai thekson se bamirësit që duan të japin kontributin e tyre mund ti kontaktojnë në numrat e telefonit ose të drejtohen në zyrat e organizatave në fshatin Negotinë.

Kujtojmë se Shoqata Humanitare “Ndihmo edhe ti”, ditë më parë përfundoi me sukses dhe aksionin humanitarë në bashkëpunim me Mega Marketin Montenegro, ku dhuruan pako me ndihma për shumë familje me status të dobët ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *