Shoqta humanitare “Rinia e Reçanit” për çdo natë ndan nga 60 ushqime për iftar

Shoqta humanitare “Rinia e Reçanit” për çdo natë ndan nga 60 ushqime për iftar

Nën moton “Ne jemi aty ku e lyp nevoja”, shoqata humanitare “Rinia e Reçanit”, për çdo natë për iftar ndanë nga 60 racione ushqimi për familjet nevojtare. Ky aksion vullnetar ka filluar nga nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe do të zgjasë deri në fund të tij. Aktiviteti i shoqatës nga fshati Reçan ka gjetur mbështetjen e biznismenëve dhe mërgatës, të cilët janë bërë bashk për siç thonë ata, asnjë nevojtar të mos mbetet pa ushqim gjatë këtij muaji. Shoqata “Rinia e Reçanit”, aktivitet të ngjashëm ka zhvilluar edhe dy vitet e kaluar, që atëherë kur është themeluar. Ushqimet sivjet përgatiten te kuzhina “Daka” në Gostivar, prej ku pastaj familjeve që u dedikohen, shkojnë i marrin nga aty. Gjatë këtij Ramazani, Gostivari me rrethinë ka rritur aktivitetet humanitare, kjo pasi sivjet ky muaj erdhi gjatë periudhës kur vendi u përfshi nga pandemia me Covid 19, e cila e thelloi edhe më shumër krizën ekonomike.

13`40

“Për çdo ditë, që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, nëpërmjet shoqatave bamirëse, grupeve të ndryshme, idividëve e mërgimtarëve, janë shpërndarë ushqime për familjet nevojtare në Gostivar. Pos ushqimeve të gatshme për iftar, ka pasur edhe iniciativa ku janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike me të cilat një familje parashihet të kalojë pa pengesa këtë muaj dhe mos e ndjejnë mungesën e ushqimit në sofrat e tyre”.

Aktivitete humanitare nuk mungojnë gjatë gjithë vitit në Gostivar, ku përmes sigurimit të ndihmave dhe mjeteve financiare, ndihmohen njerëzit e varfër dhe të sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *