Shpallen zgjedhjet në BFI, Fetahu e zyrtarizon kandidaturën e tij

Shpallen zgjedhjet në BFI, Fetahu e zyrtarizon kandidaturën e tij

BFI ka shpallur zgjedhjet për Reisin e ri. Zgjedhjet janë shpallur zyratarisht ditën e djeshme, ndërsa këtë sot e ka konfirmuar edhe vetë ushtruesi i detyrës, Reisul Ulema i BFI-së, Shaqir Fetahu. Zgjedhjet do të mbahen konform Rregullores së BFI-së, ndërsa kandidatët nga java e ardhshme do të mund të shpallin kandidaturat në Komisionin qendror, i cili deri në fund të kësaj jave duhet të caktojë ditën kur do të mbahen zgjedhjet.

Për momentin nuk dihet se kush do të jenë kundër-kandidatët e Shaqir Fetahut për të parin e BFI-së, i cili konfirmon se ai vetë do të garojë për të marrë kryesimin e institucionit më të lartë fetaro-islam në vend.

Për kundër-kandidatët e tij, Fetahu pati edhe një mesazh. Secili të dal me programm. Jo zyrtarisht njëri nga kundër-kandidatët e Fetahut për kreun e BFI – së mendohet të jetë Muftiu i Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi. Kreu i ri i BFI-së zgjidhet me votat e të gjithë muftive të vendit dhe nga votat e drejtorëve të sektorëve dhe të drejtorëve arsimor të këtij institucioni. Në total ka 20 vota.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur dje BFI ka emëruar edhe myftitë e rinj. Nasir Rexhepi u emërua Myfti i Myftinisë së BFI-së Shtip, Reshat Kaçallniku u emërua myfti në Dibër, Amit Rasimi u emërua myfti i Myftinisë në Manastir dhe Qamil Rushiti, myfti i BFI-së në Kërçovë.

Shpallja e zgjedhjeve në BFI pason gjashtë muaj pasi u shkarkua Sulejman Rexhepi. Për kaq kohë, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu e ushtron detyrën Reis i BFI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *