Shqiptari i Danimarkës, Dyrmishi: Më rrëqethi himni danez, jo ai shqiptar

Shqiptari i Danimarkës, Dyrmishi: Më rrëqethi himni danez, jo ai shqiptar

Mesfushori me origjinë shqiptare i Danimarkës, Riza Dyrmishi, në fund të ndeshjes me Shqipërinë tha se u ndje shumë i emocionuar kur dëgjoi himnin danez dhe jo atë shqiptar.

Ai tha për mediat daneze se ka realizuar ëndrrën e tij duke debutuar me fanellën e përfaqësues nordike dhe duke luajtur në “Parken”.

“Që kur isha i vogël kam ëndërruar të luaj në stadiumin e mbushur të ‘Parken’-it dhe të dëgjojë himnin kombëtar të Danimarkës. Kjo ëndërr m’u realizua, kështu që për mua kjo është diçka e madhe. Ende i ndjej dridhërimat në trup”, tha Dyrmishi.

Më tej ai ka injoruar përballjen me bashkëkombësit e tij, duke thënë se e vetmja gjë që mendonte ishin tre pikët, dhe kjo kundërshtari.

“Para ndeshjes mendova se kjo do të ishte diçka e veçantë, por kur hyra në fushë nuk mendoja ndaj kujt po luaja. Mendoja vetëm për tri pikët. Në fillim kisha pak dhimbje në bark, por kur hyra në fushë nuk po ndjeja asgjë”, tha talenti që ka refuzuar Kombëtaren.

Në vlerësimet e lojtarëve në përfundim të takimit, Dyrmishi rezultoi si një ndër më të mirët e formacionit të Morten Olsenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *