Shtabi i Emergjencave do të ndalon shpërndarjen e ushqimeve dhe maskave në Gostivar

Shtabi i Emergjencave do të ndalon shpërndarjen e ushqimeve dhe maskave në Gostivar

Shtabi i Emergjencave pranë Komunës së Gostivarit i ngritur për ballafaqim me pandeminë nga koronavirusi, do të ndalon çdo shoqatë që shpërndanë ushqime dhe mjete higjienike në Gostivar ta bëjë një gjë të tillë derisa të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo, tha kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëhet pasi me këtë formë veprimi jashtë institucioneve dhe pa trajtim adekuat, në vend të prevenimit, mund të ndikon në përhapje të virusit. Vendimi do të merret në bashkëpunim me Organizatë Komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar.

Sa u takon qepjes dhe donacionit të maskave, ai tha edhe kjo duhet të ndalohet, pasi në vend të mbrojtjes edhe më shumë mund t’i infektojmë qytetarët, sepse maskat në kushte shtëpiake të përgatitura, janë të pa sterilizuara.

Për çdo ndihmë, ai apeloi qytetarët, të kosultohen paraprakisht me institucionet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *