Hapësirat e jashtme të Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit Publik në Gostivar do të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë. Deri më tani nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, të njejtat janë pastruar çdo të dytën ditë. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari tha se për këtë çështje ndërmarrja publike “Komunalec”, do të angazhon ekip special që do të merret vetëm me higjienën publike te hapësirat e jashtme të këtyre dy institucioneve shëndetësore.
Kryetari Taravari i bëri këto komente në mbledhjen e tetë të Shtabit të Emergjencave, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe mos dalin pa nevojë.
Mbledhja e radhës u caktua të mbahet të enjten e kësaj jave me fillim në ora 11.