Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit mban mbledhjen e katërt

Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit mban mbledhjen e katërt

Deri ditën e sotme në qytetin e Gostivarit janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus, që u zbulua nga java e kaluar. Informacioni u bë i ditur në mbledhjen e katërt të Shtabit të Emegjencave pranë Komunës së Gostivarit, i cili edhe sot filloi me matje temperature të të githë psjesmarrësve.

Kryetari Arben Taravari bëri të ditur se situata mbahet nën kontrollë, dhe aktualisht nga pushteti lokal në Gostivar nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pos preventivës kundër Covid 19. Pas takimit, kryetari Taravari tha se Gostivari aktualisht ka situatë stabile dhe falenderoiu qytetarët që resketojnë masat mbrojtëse.

Nga sot lejet për qarkullim të punonjësve pas orës 21 do të jepen nga ana e Komunës së Gostivarit. Për këtë Komuna ka vendour në dispozicion edhe një numrin e telefonit 072 233 334.

Situata vazhdon të mbetet shqetësuese, pro nuk ka vend për panik, tha më tej kryetari Taravari, prej ku ka paralajmëruar mbledhjen e ardhshme të Shtabit të Emergjencave të hënën e javës së ardhshme me fillim në ora 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *