Shtabi I Krizave në Gostivar: Gjendja me Covid 19 mjaft serioze

Shtabi I Krizave në Gostivar: Gjendja me Covid 19 mjaft serioze

Në Komunën e Gostivarit dhe komunat përreth ka 261 raste aktive me coronavirus. Prej tyre 214 janë në Gostivar, 42 në Vrapçisht dhe 5 raste në Komunën e Mavrovës. Shtabi i Krizës Gostivar vlerësoi si shumë serioze gjendjen me coronavirusin posaçërisht për shkak se të infektuarit janë nga vendbanime të ndryshme, që mund të hapen grupe të reja dhe të rritet rreziku nga përhapja e virusit.

Institucionet përsëri ju bën apel qytetarëve për kujdes, mbajtje të largësisë trupore, mbajtje të maskave, higjienë të rregullt dhe sidomos të përmbahen nga vizitat ndërfamiljare.

Aktualisht në Gostivar janë mbi 250 persona në izolim të cilët kanë teste positive ose janë asimptomatikë. Gjithsejt deri më tani janë kryer 1954 teste. Në tre komunat e Gostivarit deri më tani 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e Kovid 19, më shumë në Gostivar 20, 7 në Vrapçisht dhe 1 në Mavrovë – Rostushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *