Shtëpia e Bardhë refuzon bisedimet me Rusinë

Shtëpia e Bardhë refuzon bisedimet me Rusinë

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev që të diskutojnë me SHBA-në, për bashkëpunim ushtarakë në Sirinë, si shenjë e “dëshpërimit.”
Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar një vizitë të tillë për kryeministrinë Medevdev, më 13 tetor, e cila është refuzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se Washingtoni dhe Moska kanë zhvilluar bisedime për shmangie të përplasjeve ushtarake gjatë operacioneve të tyre, të ndara, që po i bëjnë në Siri.
Por Washingtoni ka refuzuar çfarëdo lloj tjetër të bashkëpunimit me Rusinë, përderisa ajo vazhdon ta mbështesë presidentin Bashar al Assad.

“Ne nuk jemi të interesuar ta bëjmë atë, përderisa Rusia nuk është e gatshme të ketë qasje konstruktive në përpjekjen tonë të përbashkët kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik,” ka thënë Earnest.

“Rusia ka agjendën e saj. Nuk është e çuditshme që presidenti Putin, do ta shprehte dëshpërimin, duke dërguar zyrtarin e dytë më të lartë të shtetit, për të tentuar për të bindur SHBA-në, t’i bashkohet Rusisë.”
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka shprehur “keqardhjen” që SHBA-ja “ka refuzuar fillimin e bisedimeve”. /REL/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *