Shtetasi i Kosovës dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gostivarit

Shtetasi i Kosovës dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gostivarit

Dje rreth orës 11 e 30 nga Raparti i Urgjencës pranë Spitalit të Gostivarit, është denoncuar në polici se te ata është dërguar pa shenja jete personi N.O. 69 vjeçar nga Republika e Kosovës.

Nga policia kanë dalë në vendngjarje dhe pas bisedës me familjarët e 69 vjeçarit, është konastatuar se në Mavrovë, në hollin e një hoteli, në një moment N.O. i është përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka rënë.

Në vendngjarje është kryer hetim nga Prokurori Publik dhe Policia e Gostivarit. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i 69 vjeçarit është dërguar për autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *