Shtetasi i Shqipërisë tenton ta therë me thikë banorin e Gostivarit

Shtetasi i Shqipërisë tenton ta therë me thikë banorin e Gostivarit

Pasditën e djeshme diku rreth orës 17 e 20 minuta, Xh.M. 51 vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se 20 minuta më herët në rrugën “JNA” në Gostivar, ku ka kryer punë ndërtimore, konkretisht ka vendosur pllaka bekatoni, është sulmuar fizikisht nga P.E., 49 vjeç nga Republika e Shqipërisë, i cili ka nxjerrë edhe thikë dhe ka tentuar ta përdorë atë.

“Ndërkohë, tre persona të cilët në ato moment kanë arritur me veturë e kanë ndaluar në shtetasin e Shqipërisë në qëllimin e tij dhe e kanë ndaluar zënkën”, thonë nga policia.

Shtetasi i Sqipërisë është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin Policor të Gostivart për zbardhje dhe dokumentim të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *