Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Shtetasit e Maqedonisë të padëshiruar në Europë, nga Hungaria kthehen 33 atobusë

Autobusë të mbushur me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut që u nisën drejt vendeve të Europës, nuk kanë arritur me sukses në destinacionet e planifikuara, pasi kanë qenë të detyruar të kthehen nga pika kufitare Horgosh, që lidh shtetin e Serbisë me atë të Hungarisë.

Udhëtarët që destinacion final kishin Italinë apo Gjermaninë janë kthyer sërisht në stacionin e autobusave në Tetovë, të lodhur dhe të dëshpëruar që pas më shumë se 40 orë udhëtim, rrugëtimi I tyre nuk i dërgoi askund.

Përveç shtetasve të Maqedonisë së Veriut, në mesin e udhëtarëve ka pasur dhe shtetas të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilët pas kthimit në Tetovë, kanë kërkuar që së paku të kthehen përsëri në vendet e tyre.

Zyra e agjencionit turistik nga Tetova i cili kishte lëshuar autobusat në linjat për në Gjermani dhe Itali, nuk ka dhënë ndonjë kumtesë për media, teksa udhëtarët me ngulm kanë kërkuar përgjigje për kthimin e tyre, madje kanë kërkuar që paratë e tyre të kthehen.

Disa udhëtarë për mediat kanë deklaruar se nga agjencioni nuk I kanë njoftuar se udhëtimi mund të mos ishte I sigurtë dhe të përballen me ndalesa apo edhe kthim përsëri në Tetovë.

Kjo nuk është hera e parë që kufiri Horgosh kthen autobusët e Maqedonisë së Veriut dhe nuk u’a lejon kalimin, nje ngjarje e njejtë si kjo e fundit, kishte ndodhur dhe javën e kaluar ku ishin kthyer disa autobusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *